19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Libi, për herë të parë kompanitë private vendase do të investojnë në prodhimin e naftës

Më të lexuarat

Ekonomisti libian, Ali ez-Zilitni, e përshkroi dhënien e mundësive të kompanive private për të marrë pjesë në prodhimin e naftës si një “transformim të madh”

Për herë të parë në historinë e vendit, Libia u dha mundësinë kompanive private vendase të investojnë në prodhimin e naftës, raporton Anadolu.

Deklarata për këtë çështje është bërë nga Korporata Kombëtare e Naftës Libiane (NOC).

Në deklaratë thuhet se Bordi i Drejtorëve të NOC-së u bëri thirrje kompanive private libiane që të investojnë në këto fusha si pjesë e strategjisë së saj për “rritje të prodhimit të naftës dhe zhvillimin e fushave të vogla të naftës”.

Në deklaratë theksohet se do të hapet tender për marrjen e propozimeve për investime dhe pas vlerësimit teknik të propozimeve, ato do t’i dërgohen NOC-së për miratim.

Duke folur për Anadolu, ekonomisti libian Ali ez-Zilitni tha se për herë të parë në historinë e vendit, kompanive private vendase iu dha mundësia të bëhen partnerë në prodhimin e naftës.

Zilitni deklaroi se më parë kompanitë private vendase merreshin vetëm me shpime, mjete, transport dhe fusha të tjera logjistike, por me këtë vendim mund të marrin pjesë edhe në prodhimin e naftës dhe ky është një transformim i madh për sektorin libian të naftës.

Zilitni deklaroi se me përfshirjen e kompanive private vendase në prodhimin e naftës dhe gazit, kjo fushë do të dalë nga monopoli i gjigantëve ndërkombëtarë të energjisë.

Libia u përjashtua nga vendimi i vendeve të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit