17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Libi – Dorëheqje e papritur e Kryeministrit Abdullah al-Thani

Më të lexuarat

Kryeministri i Libisë, Abdullah al-Thani, i pranuar nga ana e komunitetit ndërkombëtar, njoftoi dorëheqjen në mënyrë të papritur mbrëmë gjatë një interviste televizive, raportoi agjencia e lajmeve libiane “LANA”, mbështetëse e qeverisë.
 
Ky njoftim bëhet i ditur ndërsa po mbahet një sesion i ri bisedimesh për paqe në OKB, në Gjenevë, nën drejtimin e emisarit të Kombeve të Bashkuara në Libi, Bernardino Leon, i cili po vë theksin në arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë e unitetit kombëtar.
Gjatë bisedës televizive, Abdullah al-Thani mori një sërë kritikash nga telespektatorët në lidhje me neglizhencën e qeverisë, e cila nuk ishte në gjendje të siguronte shërbimet themelore, si energjia elektrike, ose për t’i dhënë fund pasigurisë në zonat nën kontrollin e tij.
“Nëse dorëheqja është zgjidhja, atëherë unë jap dorëheqjen këtu”, deklaroi Kryeministri sipas agjencisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit