Letra e diskutueshme e Trump-it, së fundi dhe në Kosovë

Më të lexuarat

Vjosa Osmani, me të njëjtin ekzaltim si Rama nga Bordi i Paqes

Edhe Vjosa Osmani ka përcjellë përjetimin ekzaltues të një letre marrë nga Trump, siç Rama ditë më parë. Eshtë fjala për të njëjtën çështje: Bordi i Paqes, një organizëm plot dritëhije që ngjan të zhbëjë vetë OKB-në.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.

Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkruan presidentja e Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit