10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Letoni, shpëtohen shumica e 200 personave të bllokuar në akull

Më të lexuarat

Rreth 550 persona, pjesa më e madhe e tyre gra dhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuar mbi dy ‘ishuj të vegjël’ akulli lundrues në Letoni, që po largohen gjithnjë e më shumë drejt detit të hapur, njoftoi agjencia zyrtare baltike e lajmeve BNS.

Në vendngjarje janë në zhvillim e sipër një seri tepër e ndërlikuar operacionesh shpëtimi, ku janë të përfshirë shumë helikopterë dhe anije dhe po ashtu forcat e Rojës Bregdetare dhe ushtrisë vendase.

Sipas burimeve zyrtare, 500 persona kanë mbetur të bllokuar mbi një ishull të vogël akulli lundrues në afërsi të brigjeve të plazhit Vakarbulli dhe të paktën 43 po ashtu janë të bllokuar në një tjetër ishull të vogël akulli lundrues në afërsi të brigjeve të plazhit Majori.

Kushtet e këqija meteorologjike i vështirësojnë ndjeshëm operacionet e shpëtimit. Ndërkohë Ministria letoneze e Emergjencave i ka bërë thirrje popullsisë së rajoneve të mos kalojë ecin mbi akull.

Burime nga ekipet e zjarrfikësve në kryeqytetin Riga njoftuan pak më parë se është mundësuar të shpëtohen pothuajse të 200 personat, dhe jo 500, siç besohej fillimisht dhe që u bë po ashtu publike paraprakisht, që kishin mbetur të bllokuar mbi dy ishuj të vegjël akulli pranë brigjeve të vijës bregdetare letoneze.

“Kanë mbetur edhe rreth 20 persona që duhet të arrihet të çohen në një vend të sigurt, por kushtet e këqija atmosferike po i vështirësojnë operacionet e shpëtimit të tyre”, u shpreh një prej zyrtarëve të ekipeve të zjarrfikësve, transmeton BW.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit