12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Koreja e Veriut përshkallëzon kërcënimet

Më të lexuarat

Koreja e Veriut ka thënë se është në “gjendje lufte” me Korenë e Jugut.

“Marrëdhëniet ndërkoreane janë në gjendje lufte dhe të gjitha çështjet midis dy Koreve do të trajtohen në përputhuje me rrethanat”, thuhet në deklaratën që kanë transmetuar mediat shtetërore në Phenjan.

Deklarata, e cila u atribuohet organeve dhe institucioneve qeveritare të Veriut, po ashtu thotë se “situata as në paqe, as në luftë në Gadishullin Korean tashmë ka marrë fund”.

Ajo paralajmëron se çdo provokim ushtarak do të rezultonte me “konflikt në shkallë të plotë dhe me luftë bërthamore”.

Armëpushimi i vitit 1953 ka sjellë fundin e luftës koreane, por dy Koretë kanë mbetur teknikisht në luftë.

Tensionet në Gadishull janë rritur prejse Koreja e Veriut ka kryer provën e tretë bërthamore muajin e kaluar, duke çuar në vendosjen e sanksioneve të reja kundër saj.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sulmojë caqet në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara qysh në fillim të muajit mars, kur dy aleatët kanë nisur stërvitjet ushtarake.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit