1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Largimi i një pengese nga rruga është prej imanit”

Më të lexuarat

Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem, në një nga hadithet e tij, ka thënë: “Imani përbëhet nga më shumë se 70 degë, më e larta është fjala La ilahe il-la Allah e më e ulta është largimi i ndonjë pengese nga rruga dhe turpi është prej imanit”.
Nga ky hadith dhe nga shumë hadithe dhe ajete të tjera kuptojmë se feja Islame është fe e përgjithshme e cila kaplon çdo sferë të jetës!
Për çdo vepër të cilën e bëjmë të vogël apo të madhe do të shpërblehemi apo ndëshkohemi, Allahu në kuran thotë: “ Thuaj (O Muhammed) veproni, sepse veprat tuaja do t’i shikoj Allahu xh.sh (në ditën e kijametit), i dërguari i tij dhe besimtarët.”
Gjithashtu Allahu xh.sh thotë: “Kushdo që bën mirësi sa një grimcë (të jetë e vogël), atë do ta gjejë , dhe kushdo që bën keq sa një grimcë, atë do ta gjejë.”
Largimi i një pengese nga rruga, çfarëdo qoftë ajo penges: gurë, xham, kanaqe, mbeturinë, pa marrë parasysh, tregon se ti ke iman në zemrën tënde dhe se edukimi që e ke është pjesë e imanit.
Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem thotë: “Një njeri ishte duke ecur rrugës, dhe e sheh një degë me gjemba, e merr dhe e largon atë, (e qet anash duke u’a pastruar rrugën të tjerëve), Allahu xh.sh për këtë vepër, e cila duket shumë e vogël, e falënderon atë njeri dhe ia fal të mëkatet.”
Ne duhet të jemi ata të cilët ua lehtësojmë jetën të tjerëve dhe asnjëherë të kundërtën, Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem për këtë thotë: “Musliam i vërtet është ai i cili muslimanët e tjerë janë rahat dhe në paqe nga gjuha dhe nga dora e tij.”
Besimtari duhet të jetë i pastër, dhe pastërtinë Allahu xh.sh e do dhe e kërkon në çdo rast, Allahu thotë në Kur’an: “Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen”, njeriu kur të pendohet, pastrohet nga mëkatet.
E lus Allahun xh.sh të na pastrojë zemrat tona nga çdo papastërti, të na bëj mbajtës të rendit dhe pastërtisë dhe assesi të jemi prishës të rendit dhe të pastërtisë.

Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit