4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lajçak sot në Beograd, i sjell mesazh Vuçiqit për dialogun me Kosovën

Më të lexuarat

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Beograd.

Lajçak do të ketë takime të veçanta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petro Petkoviq.

Sipas mediave serbe Lajçak sot sjell në Beograd mesazh se çfarë pret BE-ja dhe vendet anëtare nga vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Lajçak do të përpiqet të vlerësojë mundësitë për përparim në dialog dhe një takim të mundshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti deri në fund të këtij viti, u I kanë thënë Tanjgut në Bruksel.

Vizita e Lajçakut në Beograd, e më pas në Prishtinë, vjen pas debatit të Këshillit të BE-së për dialogun, por edhe pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do t’u përcjellë drejtpërdrejt të dyja palëve pritshmëritë e shprehura në debatin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku ai vetë mori pjesë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përcjell Telegrafi.

Burime diplomatike në Bruksel i thanë agjencisë serbe të lajmeve se se mesazhet ministrore është e qartë se nuk shkuan mirë, duke marrë parasysh raundin e fundit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në të cilin përsëri nuk pati përparim apo atmosferë për bisedë dhe se Lajçak personalisht do t’i sjell ato mesazhe.

Javën e kaluar, ministrat e BE-së i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv dhe arritjen e rezultateve pozitive, duke këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve ende të paplotësuara nga dialogu.

Me atë rast, shefi diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ftoi Vuçiqin dhe Kurtin në një takim në nivel të lartë politik para fundit të vitit.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se takimi i nivelit të lartë do të organizohet vetëm pasi të jetë bërë një përparim në nivel negociatorësh, të cilët duhet të bien dakord për diçka. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit