6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një baba turk rrëfen…

Më të lexuarat

Një baba turk rrëfen..

Dy ditë para se të ndodhte tërmeti, u ula për të ngrënë mëngjesin me familjen time, tavolina ishte e stërmbushur me mbi njëzet lloje të ushqimeve, nuk kishe ku ta vëndosh dorën, e shoh djalin tim të strukur në skaj tavoline, i padisponueshëm dhe i them merr bir fillo të ushqehesh, bën bismilah, më tha: skam çfar të ha, unë këtë e atë nuk i dua ..u ndjeva keq dhe ju thash në sofër: “Allahu do të na kërkojë llogari ose mund të na dënojë për gjith këtë luks..”

Kaluan dy ditë dhe ndodhi tërmeti, u thash fëmijëve dhe gruas a nuk ju paralajmërova?
Sikur ndjeja se gjithçka po teprohet..ja tani prej asaj bote luksoze ne jemi në këto baraka të vogla derisa të stabilizohemi disi..
Besoni se me një sendwiç të ftohtë na kalon dita dhe asnjë nuk ndjehemi të urritur.
Më ka shkuar mendja për çaj, mezi kam gjetë një gjygim të vjetër pa kapak dhe kam bërë një çaj, sa i mirë më ka ardhë, kurrë këtë shije se kam ndjerë!

Mbajeni mend, sot je shumë lartë duhet të ngjitesh me shkallë ndërsa nesër mund të jesh në tokë në dhe, e në lloç..
Falenderojeni Zotin natë e ditë, jini mirënjohës dhe mos përbuzni të mirat e Tij asnjëherë, mos u lavdëroni dhe mos u mburrni para atyre që janë më poshtë se ju në çështjet e dunjasë sepse hap e mbyll sytë gjendja juaj mund të ndryshojë!

Përkthim nga turqishtja: Emine Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit