17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ky është gazetari që e shan publikisht Adem Jasharin

Më të lexuarat

Në portalin online Persikopi.com më datën 20 gusht 2018 në shkrimin “Kosova s’ka veç veteranë por edhe heronj të rremë”, Jetlir Buja që del të jetë (b)analist i këtij portali në mënyrë perfide shanë dhe ofendon heroi kombëtar Adem Jashrin, duke e sharë në forma banale sa që vë në pikëpyetje heroizmin dhe sakrificën e tij.

 

Është e çuditshme se si ky shkrim gjen hapsirë në mediat shqipfolëse dhe pa pikën e turpit ndjell kundër të ndjerit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ja disa nga fjalët e tij: “Por jo, shoqëria kërkon që Adem Jasharin [si çdo hero tjetër] ta reduktojë veç në aktet e shërbimit që ai i ka bërë për të. Sepse, çdo hero në thelbin e tij është shërbyes i shoqërisë. Dhe sakrifica, s’është gjë tjetër veçse akti më naiv i këtij lloj shërbimi. Dhe, Adem Jashari kishte sakrifikuar mosvet shumë. Ai e sakrifikoi familjen për një shoqëri muti si kjo. A s’është ky naivitet? Padyshim që po.”

“Ka edhe probleme tjera në rastin e Adem Jasharit. Për shembull, tepër e zorshme të kapërdihet është prania e fëmijëve dhe grave të familjes në një ambient të atillë lufte ku vdekja ishte e sigurtë. A ka të drejtë një hero të sakrifikojë jetën e fëmijëve 10 vjeç? S’ma merr mendja.”

“Shoqëria jonë nuk ka veç veteranë të rremë. Kjo shoqëri ka edhe plot heronj të rremë dhe përplot të tjerë të prezantuar në mënyrë të rreme [siç është rasti i Adem Jasharit]. Pse, a thu? Sepse individët e kësaj shoqërie janë goxha të vetëdijshëm se nuk luftohet e as nuk vdiset për të. Se gjëja më e mirë, nëse mundesh, është të ikësh sa më larg mutit të saj.”

E denocojmë këtë gjuhë të urrejtes dhe ofendimit për njeriun që dha kontributin e jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, i cili ishte i paepur në shporrjen e armikut, kontribut ky që e ka ruajtur edhe këtë far banalisti që quhet Jetlir.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit