16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën, 15 milionë euro në vit për shfrytëzimin e burgut në Gjilan

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitojë 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit Kosova do të vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli.

Kujtojmë se kjo marrëveshje kishte dështuar që të miratohet në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që Qeveria në mbledhjen e mbajtur të hënën e ka miratuar dhe përcjell prapë për në Kuvend.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit