Fuqia e mbështetjes te Krijuesi përballë pafuqisë njerëzore
Kur i dërgon fëmijët e tu në mëngjes në shkollë, universitet apo në punë, mbështetu vetëm te Allahu për t’i ruajtur.
Dhe thuaje me zemër dhe me gojë:
“Allahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi nga të mëshirshmit.”
Kjo është më e vlefshme se çdo këshillë, masë sigurie apo kujdes nga njerëzit.
Allahu na tregon për vëllezërit e Jusufit (alejhisselam), se në herën e parë thanë:
﴿أَرۡسِلۡهُ مَعَنَا غَدࣰا یَرۡتَعۡ وَیَلۡعَبۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَـٰفِظُونَ﴾
(Surja Jusuf, 12:12)
“Dërgoje me ne nesër që të kënaqet dhe të luajë, dhe ne do ta ruajmë.”
Dhe në herën e dytë thanë:
﴿قَالُوا۟ یَـٰۤأَبَانَا مُنِعَ مِنَّا ٱلۡكَیۡلُ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَاۤ أَخَانَا نَكۡتَلۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَـٰفِظُونَ﴾
(Surja Jusuf, 12:63)
“Thanë: ‘O babai ynë, na është ndaluar furnizimi, prandaj dërgo me ne vëllanë tonë që të marrim pjesën tonë, dhe ne do ta ruajmë.’”
Por babai i tyre tha:
﴿فَٱللَّهُ خَیۡرٌ حَـٰفِظࣰاۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّ ٰحِمِینَ﴾
(Surja Jusuf, 12:64)
“Allahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi nga të mëshirshmit.”
Domethënë:
Nuk mbështetem te ruajtja juaj dhe nuk kam besim në të, sepse këtë e thatë edhe herën e parë dhe nuk e bëtë.
Por unë mbështetem te Allahu për ruajtjen e fëmijëve të mi në çdo rast. Ai është më i mirë se kushdo në ruajtjen e tyre dhe më i mëshirshëm ndaj meje.
Dhe Ai do t’i ruajë ata.
— Dr. Abdullah ibën Bilkasim
