A mund ta ndihmojë një i burgosur një të burgosur?

Më të lexuarat

Në qelitë e ftohta, pas hekurave prej nga nuk shihet qielli, nën peshën e torturave të rënda, qëndron i palëkundur i burgosuri palestinez si një mal, trupi i lidhur, por shpirti i lirë.

I merret liria, torturohet, privohet nga familja, nga zëri i tij, nga të drejtat më themelore!

Por nuk i merret imani, dhe as nuk i thyhet dinjiteti.

Atje… në errësirë, lind drita.

Ndërkohë, ne jemi jashtë hekurave, por mbajmë pranga që nuk duken, dhe këtu qëndron problemi më i madh… sepse nuk duken.

Prangat e epshit që rëndojnë zemrën derisa ajo bëhet e paaftë për adhurim, prangat e pakujdesisë që shuajnë dritën e largpamësisë, prangat e dynjasë që ushqejnë trupin, por vrasin shpirtin, dhe prangat e mahnitjes ndaj Perëndimit dhe ndjekjes së verbër të tij, derisa disa prej nesh turpërohen nga identiteti i tyre dhe madhërojnë të tjerët në kurriz të fesë së tyre.

I Dërguari ﷺ ka thënë:

“I mjerë është robi i dinarit, i mjerë është robi i dirhemit, i mjerë robi i rrobave…” (Buhariu)

Kështu, i burgosuri atje është më i lirë se ai që ecën këtu pa pranga të dukshme.

Ndihma është gjendje e zemrës para se të jetë veprim në realitet.

Nuk mund ta ndihmosh një çështje nëse ti je i mundur brenda vetes.

Kjo ndihmë fillon nga brenda, sepse Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete.” (Er-Ra’d: 11)

Nuk mund të çlirosh një të burgosur ndërkohë që je vetë i burgosur.

Dhe robëria jote është më e ndërlikuar se e tija.

Fillimi nuk është atje… fillimi është këtu, te vetja jote.

Duke çliruar veten nga mëkati,
duke çliruar zemrën nga varësitë,
duke çliruar shpirtin me një kthim të sinqertë tek Allahu.

Sepse liria e vërtetë nuk është liria e trupit, por liria e zemrës.

Prandaj nuk mund ta ngresh një të shtypur ndërkohë që je i zhytur në padrejtësi ndaj vetes.

Fillo nga vetja… që të bëhesh i denjë për ndihmë.

Ndihmo fenë tënde në zemrën tënde,
ruaje namazin nga humbja,
ruaje Kur’anin nga braktisja,
ruaje moralin nga kompromisi,
ruaje identitetin nga shkrirja.

Pastaj…

ngre zërin, lute Zotin, përhap fjalën, bojkoto, dhe ndihmo sa të mundesh brenda kufijve të lejuar.

Kjo nuk është thjesht një çështje toke…është çështje feje, besimi dhe dinjiteti.

Një ummet që çliron veten… nuk mposhtet, dhe ai është i vetmi që çliron të burgosurit e tij.

Zemrat që rregullojnë brendësinë e tyre… Allahu ua rregullon edhe jashtmen.

Ndërsa ai që mbetet i zhytur në pakujdesi, i lidhur nga epshet, i mahnitur pas të tjerëve…nuk do të jetë veçse një dëshmitar i heshtur i dhimbjes, dhe jo një ndihmës e as kontribues.
Ai jeton duke tradhtuar veten dhe fenë e tij.

Në fund…
Dhfaqen fjalët e dijetarit të madh Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë)kur ishte në burg dhe menduan se e kishin mposhtur:

“Çfarë mund të më bëjnë armiqtë e mi? Xheneti është në gjoksin tim. Burgosja ime është veçim (me Zotin), vrasja ime është shehidllëk, dhe dëbimi im nga vendi është hixhret.”

Kështu është i lirë…edhe në zinxhirë.

Përshtatje: Bekir Halimi

05.04.2026

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit