17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kush ishte nusja që u vra me thikë nga vjehrri në Kurbin dhe si u gjet e pajetë nga fqinjët

Më të lexuarat

Pas ngjarjes tronditëse me të cilën u zgjua sot fshati Zheje të Kurbinit, të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me krimin brenda familjes.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se nusja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga vjehrri i saj është Vera Tota. Ishin fqinjët ata që e gjetën të pajetë Verën në oborrin e shtëpisë.
Ata shprehen se pas ngjarjes së rëndë në banesë nuk kishte asnjeri tjetër. Autori i krimit Ndoc Tota, 75 vjeç, është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
DEKLARATA E PLOTE E POLICISE

Më datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta ( levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit