12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

KUSH ËSHTË EVLIJA?!

Më të lexuarat

KUSH ËSHTË EVLIJA?!

Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e pastë mëshiru, thotë:

“Karakteristikat e evlijave të Allahut janë si më poshtë:

  • kujdesi në ushqim,
  • devotshmëria në të folur,
  • ruajtja e gjuhës,
  • praktikimi i shpeshtë i dhikrit,
  • largimi nga përzierja e panevojshme me njerëzit e thjeshtë,
  • të qarit për mëkatet e veta,
  • leximi i kuptueshëm dhe melodik i Kur’anit me meditim,
  • përçmimi dhe qortimi i shpirtit për mosbindje ndaj Allahut,
  • agjërim i shumtë vullnetar,
  • këmbëngulja në namazin e natës,
  • përulja ndaj muslimanëve,
  • ruajtja e lidhjeve familjare,
  • shpirtëgjerësia,
  • disponimi i të tjerëve,
  • dhënia e lëmoshës në varfëri,
  • të folurit e së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, me butësi e qetësi,
  • falja e të tjerëve,
  • largimi nga injorantët,
  • të bërit roje në rrugën e Allahut,
  • lufta kundër armikut,
  • kryerja e haxhit,
  • shijimi i kohëpaskohshëm i mirësive të bukura (hallall),
  • shumë istigfarë-kërkimfalje. “Sijeru e’alamin-nubela”, 12/90.

Këta janë evlija, e jo bidatxhinjët dhe adhuruesit e varrezave.
Zoti na bëftë prej evlijave të Tij!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit