8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

KUSH ËSHTË ALLAHU ?!

Më të lexuarat

“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen,
Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij,
Sundues i përgjithshëm,
I Pastër (prej të metave që i mvishen),
Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë),
Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli),
Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send),
i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm.
I Lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi.
Të tij janë emrat më të bukur.
Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!”
El Hashr, 22-24.

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”
Ihlas, 1-4.

Ky është Zoti yt, adhuroje ashtu siq kërkon, pa i bërë shok Atij, do ta shohësh Ditën e Gjykimit!

Allahu na bëftë prej banorëve të Xhennetit!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit