Kush e ushqen terrorizmin ndaj muslimanëve? – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Kush e ushqen terrorizmin ndaj muslimanëve? – Hoxhë Bekir Halimi

Vrasësi serb 20-vjeçar nga Bosnja vret në mënyrë tradhtare Ebubekrin 22-vjeçar në xhamin e La Grand-Combe, në juglindje të Francës

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik: një serb nga Bosnja, i cili kishte kërkuar të mësonte rreth fesë islame, vrau mizorisht një të ri mysliman, Ebubekrin, pikërisht gjatë një akti adhurimi.

Sipas burimeve, Oliver, autori i krimit, kishte shprehur dëshirën të mësonte më shumë rreth Islamit dhe iu afrua Ebubekrit për ndihmë. Ebubekri, me sinqeritet dhe mirëbesim, pranoi t’i mësonte bazat e fesë, duke e udhëhequr në fillimet e tij shpirtërore.

Megjithatë, ndërsa Ebubekri ra në sexhde gjatë faljes, Oliveri e sulmoi me thikë, duke e goditur mbi 50 herë. Akti i dhunshëm u shoqërua me sharje dhe fyerje islamofobe, ndërkohë që viktima ndodhej në agoni. Për më tepër, vrasësi filmoi skenën makabre me telefonin e tij, duke dokumentuar mizorinë.

Ky akt i urryeshëm ka nxitur reagime të forta, duke rikujtuar rrezikun që vjen nga urrejtja dhe islamofobia. Shumë njerëz shprehën tronditjen e tyre për mënyrën e pabesë dhe brutale me të cilën u krye vrasja, sidomos duke shfrytëzuar besimin dhe mikpritjen e një të riu që vetëm kishte dashur të ndihmonte.

Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .

Shpërndajeni …

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit