8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti tenton por s’mundet: politikës kosovare, gërr-mërr përballë Beogradit

Më të lexuarat

Haradinaj braktis një takim të thirrur nga kryeministri: Pse po na prish me Amerikën?!

Ka dështuar një përpjekje e kryeministrit Kurti për të unifikuar politikën kosovare në një moment delikat për Kosovën, nën tensionet e fundit me Serbinë, gati me era luftë.

Kundërshtari më i ashpër i tij, Ramush Haradinaj, la takimin madje.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.

Të pakënaqur janë treguar dhe dy krerët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.

“Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur,” tha Krasniqi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit