14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti parathotë se ç’do ndodhë në Ohër me Vuçiçin

Më të lexuarat

Nga Graçanica, mesazhe dakortësie për planin europian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se në një takim në Ohër më 18 mars do të diskutojë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ne vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit, i cili do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Duhet të shohim se si të pajtohemi me propozimin evropian dhe t’i bashkëngjisim një plan real implementues, i cili duhet të karakterizohet me gjithëpërfshirje dhe efikasitet”, tha ai gjatë një vizite në Graçanicë.

Duke folur për takimin e mbajtur më 27 shkurt në Bruksel, Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante dokumentin, por pala tjetër nuk ishte dhe se “është turp që teksti i miratuar me pesë fjali në preambulë dhe gjithsej 11 nene nuk ishin nënshkruar më 27 shkurt.”

“Pse nuk pati nënshkrim, ju duhet të kërkoni përgjigje nga të tjerët”, ka shtuar Kurti.

Kosova ka konfirmuar se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojë Prishtinën të enjten, ku do të bisedojë me Kurtin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit