10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kurti: Objektivi ynë është vaksinimi i 60% të popullatës

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi nga ambienti ku ka rifilluar vaksinimi pas pranimit të vaksinave të reja nga BE-ja, ka thënë se objektivi i qeverisë është që të vaksinohen 60% e popullësisë.

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullësisë. Ne synojmë të vaksionojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejt për përmbushjen e këtij qëllimi”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq në fjalën e tij, komisionieri, Varhelyi, tha se ndihma e BE-së me vaksina për Kosovën është kontributi më i rëndësishëm.

“Kjo është vetëm dërgesa e parë dhe ne do të vazhdojmë në bashkëpunim me kryeministrit që të marrim më shumë vaksina në mënyrë që të gjithë të vaksinohen”, tha Varhelyi duke shtuar se BE-ja kujdeset për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit