14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti, Lajçakut: BE-ja duhet ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter, se BE-ja duhet ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se Lajçakut ia ka bërë të ditur se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi.

“E mirëprita sot në zyrat tona të qeverisë, përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq Lajçak deklaroi sot se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit