22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Kurti: Asociacioni s’mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si “qerrja para kuajve”

Më të lexuarat

Pas takimit me presidentin Vuçiq, Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozuar por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka mundur të ketë kompromis në Bruksel.

“Kam propozuar një udhërrëfyes të senkuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha ai.

Ai thotë se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat tjera.

“Mua më është dashur t’iu them se nuk jemi në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari i saj Robert Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. Nuk është marrëveshja e vitit 2013. Qartë Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel të cilat janë të obligueshme dhe valide. Janë 39 sosh gjithsej. Nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm një e tille e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar”, ka shtuar Kurti.

Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.

“Unë sot e mora vesh pse që 6 muaj nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse Serbia ka  vënë si kushtëzim formimin e Asociacionit. Unë këtë nuk e kam pasur më herët. E ky kushtëzim i Serbisë është shndërruar në qëndrim të Lajçakut. E për të ecur përpara kjo duhet të tejkalohet”.

“Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit dhe kushtëzimit. Sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellë vetëm Kosova përmes meje. BE ka lehtësuar dhe ka ndërmjetësuar. BE është aty për t’u siguruar që propozimet e palëve të jenë përbrenda frymës dhe formës BE-së. Ata nuk bëjnë propozime. Ata kujdesen që propozimet e palëve të jenë të tilla që nuk i kalojnë kornizat evropiane. Pala serbe nuk ka sjellë propozim por kushtëzim”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit