20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kur’ani dhe shkenca moderne

Më të lexuarat

Më 9 nëntor 1976 një leksion i pazakonshëm u dha në Akademinë Franceze të mjekësisë. Titulli ishte “Të dhëna fiziologjike dhe embriologjike në Kur’an”
E paraqita studimin tim, me ekzistimin e dëshmive të sigurta në Kur’an, për sa i përket fiziologjisë dhe riprodhimit. Arsyeja për ta bërë këtë studim ishte se njohuritë tona për këto disiplina janë të tilla, saqë është e pamundur për ta shpjeguar se si një tekst i tillë në atë (Kur’an) përmbante ide të cilat u zbuluan në kohët moderne.
Akoma nuk gjendet ndonjë vepër njerëzore para kohëve moderne të cilat përmbanin dëshmi që ishin të barabarta me gjendjen e njohurive në atë kohë që u shfaqën dhe që mund të krahasoheshin me Kur’anin. Përveç kësaj, një studim krahasues i të dhënave të llojit të ngjashëm që bënin pjesë në Bibël (Testamenti i vjetër dhe Ungjilli) dukeshin të kërkuara. Kjo tregon se si projekti ishte formuar nga një konfrontim ndërmjet njohurive moderne dhe pasazhëve (pjesëve) të ndryshme në shkrimet e shenjta të çdo feje monoteiste. Këto u rezultuan në botimin e një libri me titull “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca”.
Botimi i parë frëngjisht doli në maj 1976 (Paris), ndërsa botimet arabisht dhe anglisht nuk kanë qenë botuar. Nuk është për t’u çuditur të mësosh se feja dhe shkenca gjithmonë kanë qenë të konsideruara si binjake nga Islami, dhe se sot në një kohë kur shkenca ka ndërmarrë hapa të tillë të mëdhenj, ato akoma vazhdojnë të bashkëveprojnë dhe akoma më shumë të dhëna shkencore të sigurta janë përdorur për një kuptim më të mirë të tekstit të Kur’anit. Por, më tepër janë të sakta zbulimet e shkencës që, në një ekzaminim objektiv të revelimit Islam, kanë ndriçuar karakterin mbinatyral të aspekteve të ndryshme të revelimit. Kur gjithçka është thënë dhe bërë, në përgjithësi njohuritë shkencore duken që janë tepër ndihmëse për refleksionin mbi ekzistencën e Zotit.
Kur ne fillojmë të pyesim veten në një mënyrë të paanshme dhe pa paragjykim rreth mësimeve metafizike që rrjedhin nga disa prej shkencave të sotme, me të vërtetë zbulojmë shumë arsye për të menduar në këto rrugë. Kur mendojmë për organizimin e shquar, duke filluar prej lindjes dhe në vazhdimësi të jetës, shumë qartë shihet se mundësia e tij për të qenë rezultat i rastit zvogëlohet e zvogëlohet, ashtu siç zgjerohen njohuritë tona progresive në këtë fushë. Koncepte të ndryshme shfaqen në rritje, por ato janë të papranueshme, p.sh. si ajo që u paraqit nga fituesi francez i çmimit Nobël për mjekësi, i cili u përpoq t’i bëjë njerëzit që ta pranojnë se materia jetësore ishte vetëkrijuar si rezultat i rrethanave nën efektin e influencave të jashtme duke përdorur elemente të thjeshta kimike si baza të tyre. Nga kjo pretendohet se organizmat jetësorë erdhën në jetë, të dërguar në kompleksin e shquar të quajtur njeri. Për mua, duket se progresi shkencor, me të cilin kuptohet kompleksitetit fantastik i qenieve njerëzore, jep argumente të forta në favor të teorisë opozitare: me fjalë tjera ekzistenca e një organizmi special metodik dhe të veçantë që udhëheq rregullimet e shquara të fenomeneve të jetës. Në shumë pjesë të këtij libri, Kur’ani na çon në terma të thjeshta të këtij lloj refleksioni të përgjithshëm. Por gjithashtu ai përmban në pafundësi shumë të dhëna të sakta të cilat lidhen direkt me faktet e zbuluara nga shkenca moderne.

Dr. Maurice Bucaille
(Akademia franceze e mjekësisë)
Shkëputur nga libri “
Kur’ani dhe Shkenca

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit