22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kur serbët të vrasin dhe në radhën e bukës: ç’ndodhi 27 vjet më parë në Sarajevë (pamje të rënda)

Më të lexuarat

Bosnja kujton sot 27-vjetorin e të parës masakër në fillimet e një konflikti që do kishte tregues të tmerrshëm në tre vite sa zgjati, ku serbët shënuan ndër faqet më të zeza në histori me brutalitetin dhe pashpirtësinë.

27 maj 1992. Ishte një ditë e mrekullueshme pranvere. Sarajeva i është nën rrethim, por shumë banorë të saj ende shpresojnë se të gjitha ç’po ndodh do të kalojë shpejt.

Nuk ka energji elektrike në qytet, ka mungesë uji gjithashtu, rezervat e ushqimit po pakësohen. Shërbimii tramvajit është ndërprerë prej ditësh. Qytetarët gjithsesi ecin rrugëve, për të shkuar në punë ose t’u siguruar familjeve ushqimet bazë.

Në qendrën e qytetit, në atë që tashmë quhet rruga “Ferhadija”, qytetarë qëndrojnë në radhë për bukë.

Qëllohet nga kodrat dhe tre predha përfundojnë mes turmës së civilëve.

26 vetë u vranë dhe 108 u plagosën. Pamjet e masakrës bëjnë xhiron e botës.

Sot Bosnja e Sarajeva, kujtojnë pikërisht këtë ditë trishtimi. Ishte sinjali se një luftë e ashpër po trokiste, siç dhe ndodhi, me më shumë masakra, me më shumë viktima. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit