12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Katër policët e plagosur gjatë aksionit të ndërmarrë në veri janë jashtë rrezikut për jetën

Më të lexuarat

“Janë katër policë të plagosur, tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, konfirmoi zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës.

Ndërkohë, operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se së bashku me IPK-në, përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.

Operacioni policor ka filluar rreth orës 05:00 dhe është duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit