Gazali n’Ihjâ përmend se (po parafrazoj):
“Ideale (ma shnetshëm) është që njeriu gjatë 24 orëve me hangër veç një herë!”
Mandej, jep këshillë konkrete për të gjithë ata të cilët hanë tri herë në ditë, mos me ra në mënyrë drastike nga tri herë në një herë, por si një dietolog i jashtëzakonshëm këshillon që nga tri herë ushqim në ditë me ra dalëngadalë në dy herë, e më vonë dikur nga dy herë në një herë ashtu që trupi të adaptohet gradualisht.
Kjo i sjell njeriut disiplinë, kontroll dhe përqendrim/meditim.
Nuk e di si, ama besoj shumë se edhe kjo perlë lindore ka ateru dikur&diqysh n’perëndim (lirisht mundeni me m’akuzu për konspiracionizëm🙃).
Jack Dorsey, miliarder i Silicon Valley, co-founder i Twitter dhe CEO i Square bën një jetë shumë të pazakontë.
Zgjohet shumë herët, mediton, agjëron dhe bën punë shumë intensive.
U bë shumë i famshëm për OMAD (“one meal a day”).
Ai ka folur publikisht që kjo i jep fokus, qartësi mendore dhe disiplinë.
Këto ‘vegla’ e plot-plot të tjera për sukses n’këtë jetë dhe atë jetë i gjejmë të shpërndara në librat e Gazaliut, Neveviut, Ibnul-Xheuzit, Ibn Kajjimit, Ibn Tejmijes e ni kallabllak t’ulemave tanë.
Aman, mos ia lejoni vetes me jua shit dardhat tuaja!
/Ustadh Jahja Hondozi/
