12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

KUR NDJEHEM MIRË!!

Më të lexuarat

Ndjehem mirë.. kur e largoj shikimin nga fotot lakuriqe, apo nga pamjet e fëlliqura, sepse unë e ndjej se Allahu më shikon në fytyrë!

Ndjehem mirë.. kur e shohë fytyrën e nënës time të kënaqur, dhe unë ia puthi dorën, dhe duaja e saj për mua ma kënaq veshin dhe ma djeg zemrën!

Ndjehem mirë.. kur e pres namazin, dhe i meditoj akrepat e orës, ngase dua të qëndroj para Allahut të Madhëruar!

Ndjehem mirë.. kur e gjejë ndokënd që më donë për hir të Allahut, i mungoj kur nuk jam me të, interesohet për mua kur largohem, është afër meje që të më rikujton me pendim kur bëj gjynah, dhe më kap për dore kur i nënshtrohem Allahut, sepse ai është shoqëruesi im në Xhenet!

Ndjehem mirë.. kur bien pikat e abdesit nga fytyra ime, dhe unë shpejtoj të jem në rreshtin e parë, pas imamit!

Ndjehem mirë.. kur agjëroj vullnetarisht, dhe vjen ezani i akshamit, dhe e kapi hurmën me dorë dhe e afroj te goja.. dhe shpresoj pranimin e lutjeve dhe shpërblimeve!

Ndjehem mirë.. kur e veshi hixhabin dhe eci rrugës, e ruaj nderim tim dhe sytë e burrave!

Ndjehem mirë.. kur e përfundoj pjesën e caktuar të Kuranit, dhe ndjej në vete se diçka realizova dhe e dërgova që të më shoqëron në varr. 

Ndjehem mirë.. kur bëj diçka të dobishme me gishtat dhe dorën time, jep lëmoshë apo dhuratë, fitoj shpërblime dhe i laj gjynahet!

Ndjehem mirë.. kur e ndjej se jam në rrugë, rrugën e udhëzimit, ngase unë e kam zgjedhur këtë rrugë dhe e kam kërkuar shumë nga Allahu në sexhde.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit