A keni dëgjuar për Egjiptianin Muhamed Fuad Abdul Baki?
Ka lindur në vitin 1882. Person jo shumë i dëgjuar, por që konsiderohet i rrallë sa i përket ambicies së lartë, asketizmit, shfrytëzimit të kohës dhe dhënies pas leximit dhe shkrimit të librave
Kostumi që shihni në foto është rroba e tij e vetme që vishte dimrit dhe verës, sepse nuk posedonte rrobë tjetër.
Agjëronte gjatë gjithë kohës, me përjashtim të ditëve të bajramit. Nga shtëpia dilte vetëm për të falur namazin, ndërsa të xhumanë shkonte vizitonte motrën e tij, falte namazin e xhumasë dhe pastaj blinte 7 kuti me ushqim të konservuar (bizele, fasule) që nuk kishin nevojë për gatim – sepse gatimi i humbte shumë kohë. Kur vinte koha e iftarit, e hapte kutinë e konservuar dhe ushqehej me të.
E gjithë koha e tij ishte e mbushur me lexim, kërkim dhe shkrime. Agjëronte shumë, fliste pak dhe përzierja e tij me njerëzit ishte shumë e rrallë.
Shërbimi i tij ndaj Sunetit
Ai i shërbeu shumë sunetit të Profetit alejhi selam, qoftë në aspektin e saktësimit, katalogimit apo edhe përkthimeve.
Me këtë ambicie të lartë, ky person arriti të sillte vepra që mbase edhe një grup ekspertësh do ta kishin të pamundur t’i sillnin.
I shërbeu:
- Sahih el Buhariut
- Muslimit
- Muetas së imam Malikut
- disa suneneve
Ai solli për lexuesin edhe fjalorin e klasifikuar në tema të Kuranit fisnik dhe sunetit të Profetit alejhi selam, të cilat i përktheu dhe i solli në gjuhën arabe.
Në gjuhën shqipe kam hasur vetëm në një libër të këtij autori me titull:
“Klasifikimi tematik i ajeteve Kuranore” – i botuar në vitin 1995 në Shkup.
Ky njeri ishte i çuditshëm në ruajtjen e kohës dhe në ambiciet e larta.
Allahu e mëshiroftë!
و لم أجد الانسان الاابن سعيه
فمن كان أسعى كان بالمجد أجدرا
Kam parë që njeriu është biri i përpjekjeve që bën,
Ai që përpiqet më shumë, krenarinë e ka merituar.
Përktheu: Fatjon Isufi
