Nuk është fjala e kundërta e plumbit, as zëvendësimi i tij, as një stoli morale që varet mbi një dhunë të pashmangshme.
Fjala në çaste të caktuara të historisë është ajo që i jep plumbit kuptimin, dhe ajo që e pengon të shndërrohet në një akt të verbër.
Plumbi mbyt një trup, ndërsa fjala, ose e shuan një narrativë, ose e krijon atë.
Prandaj fjala e rezistencës nuk matet me bukurinë e saj, por me aftësinë e saj për të rregulluar kuptimin
në çastin kur gjithçka rrezikon të shpërbëhet.
Abu Ubejde nuk ishte një zë i shtuar mbi fushën e betejës; ai ishte përpjekja për të vendosur një rend gjuhësor në zemrën e kaosit një gjuhë që nuk justifikon,
nuk lyp, e as shet iluzione të shtyra.
Në një kohë kur gjuha arabe u bë vegël mashtrimi, ai zgjodhi fjalë që veprojnë si vijë ndarëse: ose thuhen të plota, ose nuk thuhen.
Forca e tij nuk ishte në ato që i tha, por në ato që zgjodhi të mos i thotë. Në mos-shprehjen si qëndrim. Në heshtjen si vendim.
Filozofia e vjetër thoshte: Ajo që nuk mund të thuhet me saktësi, duhet heshtur. Dhe këtu heshtja u shndërrua nga paaftësi në disiplinë.
Në këtë kuptim, fjala nuk ishte ndjekëse e veprës ushtarake, por bashkëpërkufizuese e saj.
Fjala nuk erdhi pas plumbit ajo i priu atij, dhe ia vizatoi kufijtë moralë e politikë.
Pikërisisht për këtë, media e rezistencës nuk u ndërtua mbi shumësi, por mbi rrallësi.
Rallësia lind besimin, besimi lind ndikimin, dhe ndikimi jeton më gjatë se ngjarja.
Maska, në këtë rrafsh, nuk ishte fshehje e identitetit,
por mohim i individit shpallje se fjala nuk e merr legjitimitetin nga folësi, por nga vërtetësia e saj.
Këtu shfaqet dallimi mes propagandës dhe fjalës së drejtë: propaganda ka nevojë për fytyrë, fjala ka nevojë për kuptim.
Dhe kur fytyra zhduket, e vërteta vihet në provë.
Mungesa e Abu Ubejdes nuk ishte humbje e një zëri,
por test i të gjithë strukturës: A ishte fjala e qëndrueshme më vete?
Apo varej nga prania e tij?
Deri tani, mungesa nuk e shembi fjalën përkundrazi, zbuloi se prania e tij e vërtetë ishte në themelimin, jo në shfaqjen.
Plumbi mbaron me shpërthimin e tij, por fjala nëse mban brenda veten e vërtetën fillon veprën e saj vetëm pas heshtjes.
Prandaj, mungesa nuk është gjithmonë humbje.
Nganjëherë, mungesa është forma më e lartë e pranisë.
Vetëm fjalët e dobëta vdesin bashkë me pronarët e tyre.
Autor: Ejmen Xhad
