6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KUR FILLOI FESTIMI I MEVLUDIT DHE KUSH E FILLOI?!

Më të lexuarat

Të parët që filluan të kremtonin mevludin ishin sundimtarët e Egjiptit, Ubejdit-Fatimij, në shekullin e 4 hixhri.
Përveç ditëlindjes së Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, festonin edhe ditëlindjet e Aliut, Hasanit, Huseinit, Fatimes etj., si dhe festonin shumë festa të tjera joislame.
Makrizi, El-Meva’idhu vel-‘iatibar, 2/436.

Ubejdit e quajnë veten Fatimij, duke pretenduar se e kanë prejardhjen nga e bija e Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, Fatimeja, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, por historianët e famshëm myslimanë e kanë vërtetuar pasaktësinë e këtij pretendimi.

Vefejatul-e’ajan, 3/117-118.

Bëhet fjalë për sektin batinit, shiit, të cilin shumë dijetarë e kanë shpallur si femohues nga Islami për shkak të dogmës së tyre, e cila është në kundërshtim me themelet e besimi islam.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë për ta:
“Ata janë mëkatarët më të mëdhenj dhe mosbesimtarët më të mëdhenj në mesin e njerëzve”.
Mexhmu’ul-fetava, 35/127.

Kadiu i famshëm Ebu Bekr al-Bakilani thoshte:
“Ky është një popull që tregon publikisht se është rafidi (shia), por në brendësi fsheh një mosbesim të qartë.”

Shih: Ibn Kesir, El-Bidaye ven-nihaye, 15/439-440.

Shteti Fatimij u rrënua nga udhëheqësi i famshëm ushtarak Salahuddin el-Ejjubi, Allahu e pastë mëshiru, në shekullin e 6-të të hixhretit, kështu që me ramjen e tyre, festa e Mevludit pushoi.
Mirëpo, jo shumë kohë pas kësaj, mevludi u ringjall përsëri në Mosul nga Shejh Omer b.Muhammed el-Mulla, i ndjekur nga sundimtari i Erbilit (në Irak), mbreti Mudhaffer Abu Seid Kukuburi.

Ebu Shama, El-Ba’ithu ‘ala inkaril-bide’i wal-havadith, f.24.

Pas kësaj, mevludi u përhap në të gjithë ummetin islam dhe vështirë se ka një komunitet musliman që nuk e kremton mevludin.

Pejgamberi alejhis-selam ka thënë:
“Kushdo që fut në fenë tonë atë që nuk është prej saj, është e refuzuar-nuk do të pranohet!”

Buhariu, nr.2697, Muslimi, nr.1718.

Përkthim: Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit