12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kur do ndërhyjë Policia e Kosoëvs mbi barrikadat kriminale serbe ne veri?

Më të lexuarat

KFOR analizon kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, në Beograd përmendet lufta

KFOR tha të mërkurën se “aktualisht është duke analizuar kërkesën e fundit të Serbisë” për kthimin e deri në 1,000 anëtarëve të forcave të saj në Kosovë dhe se misioni i NATO-s do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

KFOR-i kohët e fundit “rriti praninë e trupave në Jarinje për arsye parandaluese të sigurisë”, që doli të ishte “një aktivitet jashtëzakonisht i suksesshëm, kryesisht falë bashkëpunimit produktiv të KFOR-it me qeverinë e Malit të Zi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Ushtrianë, institucionet në Kosovë dhe misionin EULEX”, thuhet në njoftim.

“Rritja e pranisë së trupave ishte e nevojshme, duke marrë parasysh raportet e fundit për praninë e mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda demonstratës”, sipas zyrës për marrëdhënie me publikun e KFOR-it.

“Momentalisht jemi duke e analizuar kërkesën e fundit të qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë liderëve mundësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR.

Theksohet se po kryhen  rregullisht stërvitje, “të dizajnuara për të testuar aftësitë dhe për të ruajtur nivelin e nevojshëm të gatishmërisë operacionale të nevojshme për të vazhduar përmbushjen e detyrave të forcave”, duke kujtuar se stërvitjen më të fundit e kanë mbajtur më 19 dhjetor.

“Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, për të parandaluar përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, tha misioni i NATO-s.

Ndërkaq, Gazmend Hoxha, drejtor i Operacioneve të Policisë së Kosovës, ka thënë se policia ka një plan të detajuar të intervenimit në secilën barrikadë.

Ai theksoi se barrikadat do të hiqen kur të vlerësohet se pasojat do të jenë minimale, që policia të ketë trajnuar dhe përgatitur njerëz dhe të ketë pajisje për heqjen e barrikadave.

Brnabiç: Në prag të konfliktit të armatosur

“Barikadat do të hiqen në momentin që do të bëhet një vlerësim dhe do të vendoset që interesi i shtetit tonë, i qytetarëve tanë, i policisë sonë të ketë pasojat më të vogla gjatë veprimeve tona. Marr urdhra direkt nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Kurdo që të jepet urdhri do ta zbatojmë”, tha Hoxha.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha nga ana e saj “jemi në prag të një konflikti të armatosur për shkak të lëvizjeve të njëanshme” të qeverisë së Kosovës.

Ajo u bëri thirrje organizatave joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për “torturën e përjetuar nga serbët në Kosovë…”

Ajo ka pyetur se ku në kontinentin evropian ka qenë e mundur që për 12 ditë nuk ka pasur asnjë informacion për të arrestuarin, duke thënë se ka qenë Dejan Pantiç, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit