— Kur arrestohet presidenti… dhe udhëheqësi lufton me shkopin e tij..!
— Nga Venezuela në Gaza: pse fitorja lind vetëm nga shkolla e dëshmorësisë (shehadetit)?
Pushtimi nuk nis me tanke,
nuk matet me numrin e të vrarëve,
dhe nuk shpallet në buletinet e lajmeve.
Pushtimi i vërtetë nis shumë më herët,
kur udhëheqja vihet në provë nga një pyetje e vetme që nuk pranon shmangie:
çfarë i thua popullit tënd kur nuk mbetet veçse vdekja?
Fuqia e madhe nuk pyet:
sa ushtri ke?
por pëshpërit më mizorisht:
kush prej jush është gati të vdesë?
dhe kush prej jush do vetëm të shpëtojë… me çdo çmim?
Këtu,
dhe përpara se këmbët e pushtuesve të shkelin tokën,
vihet në provë shpirti.
Dhe kush dështon në këtë provë,
pushtohet edhe pa u shkrepur asnjë plumb.
Venezuela: kur arrestimi i presidentit bëhet çast zbulimi
Në një çast të caktuar,
sovraniteti nuk mbetet më flamur që ngrihet në sheshe,
por bëhet trup që vihet në provë:
a merret presidenti?
a kërcënohet?
a rrethohet derisa vetë ekzistenca e tij të kthehet në kartë pazari?
Arrestimi i presidentit — ose edhe vetëm vendosja e tij nën shpatën e arrestimit —
nuk është ngjarje sigurie,
por skandal i plotë i rendit botëror.
Është çasti kur fuqia pushtuese thotë me paturpësinë e fitimtarit:
nuk kemi nevojë për luftë,
na mjafton të prekim kokën.
Dhe kur preket koka,
pa u ngritur toka nën të,
pa u dridhur rrugët,
pa u thirrur vdekja si zgjedhje,
e kuptojmë se shteti nuk ka qenë shtet,
por një administratë bindjeje me rënie të shtyrë.
Venezuela, ashtu si Panama para saj,
nuk u pushtua sepse ishte e dobët,
por sepse nuk prodhoi një udhëheqje që njeh fjalinë e fundit,
fjalinë që thuhet kur gjithçka shembet:
nëse biem… biem në këmbë.
Panama përsëritet: pushtimi kur nuk gjen kush të vdesë
Panamaja nuk ra sepse Amerika ishte e fortë,
por sepse askush nuk tha: jo.
Kur mungon shkolla
“fitore ose dëshmor”,
pushtimi kthehet në një proces burokratik të ftohtë:
rrethim,
presion ekonomik,
zëvendësim elitash,
pastaj nënshkrim.
Tradhtia këtu nuk është thikë pas shpine,
por mënyrë të menduari.
Një regjim jete që e sheh mbijetesën si vlerë më të lartë se dinjiteti,
dhe shpëtimin si qëllim më të madh se kuptimi.
Kur jeta bëhet më e shtrenjtë se e vërteta,
dorëzimi duket racional,
dhe pushtimi kthehet në të drejtë të fituar.
Iraku dhe Sadami: rezistencë pa rrënjë
Edhe kur Sadami rezistoi,
rezistoi i fshehur,
pa një fjali për t’ia thënë umetit,
pa një doktrinë për t’u trashëguar pas vdekjes së tij.
Nuk i tha popullit të tij:
fitore ose vdekje.
U përpoq të rezistonte brenda logjikës së shtetit,
jo brenda shkollës së dëshmisë.
Kështu ra regjimi,
dhe populli u shndërrua në rrënojë pa busull.
Jo kushdo që mban armë është rezistent,
dhe jo kushdo që përballet me pushtimin e kupton kuptimin e tij.
Rezistenca që nuk themelohet mbi doktrinë,
vdes në çastin e mungesës së bartësit të saj,
dhe i lë njerëzit të zhveshur përballë humbjes.
Omer Mukhtari: fjalia që nuk mposhtet
Kur Omer Mukhtari tha:
ne fitojmë ose vdesim,
nuk po mbante fjalim,
as nuk po nxitonte emocione,
por po mbyllte të gjitha daljet e humbjes.
Fitorja nuk ishte më premtim,
as vdekja humbje.
Të dyja u bënë një rrugë e vetme.
Që nga ai çast,
kolonializmi e kuptoi një të vërtetë të frikshme:
kjo tokë mund të thyhet,
por nuk zbutet,
dhe nuk edukohet me frikë.
Gaza: dy vjet pa gënjeshtra
Në Gaza,
dhe prej dy vitesh lufte të hapur,
nuk doli asnjë udhëheqje për të shitur iluzionin e fitores së shpejtë.
As fjalime konsumiste,
as data çlirimi,
as tregti gjaku.
Ishte vetëm një gjë,
një gjë që perandoritë nuk e duan:
durimi.
Dhe durimi këtu nuk është pritje,
por qëndrim moral i rreptë:
të qëndrosh në betejë
pa i gënjyer popullit tënd.
Gaza nuk tha:
do të fitojmë nesër.
Gaza tha me vepër, pa retorikë:
ne jemi këtu… deri në fund.
Sinvari: kur udhëheqja bëhet trup
Kur udhëheqësi bëhet luftëtar,
jo imazh,
jo zyrë,
jo fjalim nga pas xhamit,
kuptimi i luftës ndryshon.
Sinvari — si simbol dhe si domethënie —
nuk e drejtoi betejën nga larg,
por e përballoi fundin e tij në këmbë,
edhe po të mos kishte veçse shkopin e tij.
Këtu nuk flitet për heroizëm individual,
por për një shkollë të tërë:
udhëheqësi është i fundit që tërhiqet,
dhe i pari që paguan çmimin.
Kjo nuk është guxim emocional,
por doktrinë që e di se udhëheqja nuk matet me gjatësinë e mbijetesës,
por me sinqeritetin e gatishmërisë për vdekje.
Dallimi thelbësor
Pse Venezuela pushtohet lehtë,
dhe Gaza nuk thyhet?
Sepse dallimi nuk është te armiku,
por te njeriu që qëndron përballë tij.
Venezuela — Gaza
President që kërcënohet ose arrestohet — Udhëheqës që lufton
Pushtet që kërkon shpëtim — Udhëheqje që zgjedh flijimin
Shtet pa shkollë vdekjeje — Rezistencë me doktrinë
Pritje nga jashtë — Besim te brendësia
— Pushtimi i frikësohet atij që nuk i frikësohet vdekjes.
Fuqia e madhe nuk i trembet armës,
por i trembet njeriut që nuk e sheh vdekjen si fund.
Gaza nuk bombardohet sepse është e dobët,
por sepse zbulon pyetjen që bota u përpoq ta varrosë prej kohësh:
po sikur vdekja të mos ishte humbje?
Përballë kësaj pyetjeje,
perandoritë zhveshen,
mitet bien,
dhe udhëheqjet e rreme zbulohen.
Pyetja e këtij numri të veçantë të “Rrugës së Bindjes”:
a duam udhëheqës që shpëtojnë veten?
apo udhëheqës që u mësojnë popujve të tyre si të mos mposhten… edhe kur vdesin?
✍️ Aiman Xhad
