Forca e jashtëzakonshme e kujtesës
Kujtesa e tij mahniti dijetarët. Rrallë ndodhte që të mësonte diçka dhe ta harronte.
Ai e dinte përmendësh librin “el-Muhala” të Ibn Hazmit dhe e citonte atë. Ndër librat e parë të hadithit që mësoi ishte “Xhemau bejne Sahihejn” i Humajdit.
Shumë pak njerëz kanë mundur të mësojnë përmendësh hadithe me zinxhirët e tyre dhe burimet e tyre siç bënte ai, dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme për t’i sjellë ato në momentin kur duhej argumenti.
Xhemaludin Surmuri ka thënë në “Emalijjet” e tij: “Nga çuditë e kujtesës tek njerëzit e kohës sonë është se Ibn Tejmije e lexonte një libër vetëm një herë dhe ai mbetej i ngulitur në mendjen e tij; pastaj e citonte në veprat e tij me fjalët dhe kuptimin e tij.” (Kjo përmendet në Durer Kamime të Ibn Haxherit.)
Forca e mendjes dhe shpejtësia e të kuptuarit, Ai ishte i njohur për mendje jashtëzakonisht të mprehtë, rrjedhje të shpejtë të mendimit dhe aftësi të menjëhershme në kuptim. Për këtë arsye thuhej për të: “Sikur sytë e tij të ishin dy gjuhë që flasin.”
Shih: Medahil Shehhul-Islam Ibn Tejmije, të Bekr ibn ebu Zejd, faqe 21.
Përktheu: Fitim Gërguri.
