12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kujdes nga risitë në fe!

Më të lexuarat

Kujdes nga risitë në fe!
“ Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”
(El En’am: 153)
“ Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.”
(El En’am: 155)
“ Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”
(El Hashr: 7)
Këto ajete kuranore tregojnë qartë se është obligim për çdo musliman që të ecë në rrugën e Profetit alejhi selam dhe të mësojë e të praktikojë fenë sipas metodologjisë së tij.
Rruga e drejtë e Allahut është pikërisht ajo gjë me të cilën erdhi Muhamedi alejhi selam dhe është rruga e njerëzve të begatuar, të përmendur në ajetin: “Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” (El Fatiha: 6/7). Këta njerëz janë lajmëtarët e Zotit, të vërtetët, dëshmorët, të përkushtuarit, të përmendur në ajetin: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En Nisa: 69)
Ndërsa rrugët që ndjekin disa sekte me bidate që arrijnë deri në shirk, siç është adhurimi i imamëve të tyre, kërkimi i ndihmës prej tyre. Gjithashtu ndër gabimet e tyre janë edhe braktisja e mësimit të Sunetit, fjalët që ata thonë: “Zemra ime më përcjell nga Zoti im”, mësimet që u japin nxënësve të tyre se: “ Para shejhut duhet të qëndrosh si xhenazja para larësit të saj, të mos e kundërshtosh për asgjë shejhun, por ti dorëzohesh plotësisht dëshirave dhe kërkesave të tij”, mos marrja për bazë e sheriatit me të cilin erdhi Muhamedi alejhi selam, e të tjera gabime të mëdha, në realitet janë sektarizma, rrugë dhe metodologji për të cilat nuk ka asnjë argument në Islam, por janë devijime përfundimi i të cilave është largim nga udhëzimi kuranor dhe profetik. Këto janë ndër ato devijime për të cilat paralajmëroi Profeti alejhi selam në hadithin e Irrbad bin Sarrijeh: “…Vërtet ai që do të jetojë pas meje do të shohë shumë kundërshtime, prandaj është detyrë për ju që të ecni pas Sunetit tim dhe sunetit të halifeve të udhëzuar dhe udhërrëfyes, kapuni fort pas saj dhe shtrëngojeni me dhëmballë! Kujdes nga risitë në fe, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje!”
(Ebu Daud dhe Tirmidhij)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit