Ku je pozicionuar ti në lidhje me çështjen e Gazës – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Vëllezër e motra, bij të këtij ummeti fisnik!
Sot qëndrojmë në një udhëkryq historie. Para syve tanë, Gaza e plagosur thërret me dhimbje, dhe Jerusalemi troket fuqishëm në dyert e zemrave tona. Gjaku i të pafajshmëve që derdhet mbi tokën e shenjtë të Palestinës është një dëshmi, një amanet që kërkon përgjigje nga secili prej nesh.

Historia nuk do të pyesë kush pa, kush dëgjoi e kush u trondit nga larg. Ajo do të shkruajë emrat e atyre që qëndruan në rreshtin e mbrojtësve të së drejtës, dhe po ashtu do të shënojë turpin e atyre që u ulën në karriget e spektatorëve. Ne duhet të vendosim sot se ku do të qëndrojmë.

Le të mos jemi vetëm zemërim i heshtur. Le ta kthejmë zemërimin tonë në energji pune, në projekte konkrete, në solidaritet të dukshëm. Le të mos jemi thjesht dhimbje që shuhet me kohën, por le ta bëjmë dhimbjen tonë një shtysë për fitore, një frymëzim për veprim.

Dinjiteti ynë nuk është për t’u shkelur!
Shenjtërimet tona nuk janë për t’u cenuar!
Dhe mbi të gjitha, Gaza nuk është e vetme dhe kurrë nuk do të mbetet e vetme.
Ne jemi me të – me fjalën tonë, me veprën tonë, me çdo mjet që kemi në dorë.

Le të ngrejmë zërin tonë lart, le ta bëjmë botën të dëgjojë: Ky është momenti ynë!
Ky është testi ynë!
Dhe ne do të qëndrojmë aty ku na kërkon drejtësia dhe historia në anën e nderit, të së vërtetës dhe të fitores.
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit