Kthimi i Gazës: Një epope që sfidon harresën

Më të lexuarat

Nga fjalët e udhëheqësit të lëvizjes Hamas, Izzat al-Rishq, shpaloset një tablo që ngjan më shumë me një poemë e shkruar me gjak dhe durim sesa me një deklaratë politike. Ai e përshkruan kthimin e palestinezëve në veri të Gazës si një marshim epik, një lëvizje që tejkalon kuptimin e zakonshëm të fjalës “kthim”. Nuk është thjesht një kalim nga një vend në tjetrin, por një rikthim drejt vetvetes, drejt kujtesës dhe drejt tokës së premtuar nga gjyshërit e vrarë.

Ky nuk është një skenar i zakonshëm thotë al-Rishq sepse asnjë popull tjetër nuk ka shkuar kaq shumë herë drejt vdekjes vetëm për të jetuar. Ata nuk pritën as orë të tëra për të kaluar “më në siguri”, sepse për ta siguria nuk është në pritje, por në tokën që i thërret me zë gjaku.

Kthimi pa vonesë, ky vendim i përbashkët i një populli të plagosur, është një akt rezistence në formën më të pastër të tij. Ai nuk është organizuar nga parti apo udhëheqës, por nga një ndjenjë e lindur në çdo gjoks që rreh në Gaza.
Në këtë marshim, thotë ai, shfaqet kuptimi i vërtetë i qëndresës:

“Nuk do të ketë Nakba tjetër pas asaj të 1948-s. Përpara nesh ka vetëm një rrugë rrugën e kthimit.”

Kthimi i sotëm në qytetet e Gazës është, sipas tij, një hap i parë drejt “kthimit të madh”, një dëshmi se populli është vetë fillimi dhe themeli i rezistencës.
Ai është që i ka lindur luftëtarët, që i ka mbajtur gjallë, që u ka dhënë durimin për të qëndruar në stuhinë e luftës. Populli që i la armëve fjalën kur duhej luftuar, dhe që doli vetë përpara, kur heshti zhurma e armëve, për të thënë fjalën e fundit: fjalën e jetës.

Kthimi në rrënoja shton al-Rishq nuk është akt dëshpërimi, por shprehje e fuqishme e lidhjes me të drejtën, të drejtën për të ecur, për të kaluar, për të mos ndalur, për të mbetur njeri në tokën e vet.
Ky është instinkti më i thellë njerëzor: të zvarritesh, të ecësh, të vraposh vetëm që të jesh sërish në vendin ku linde.

Në fund, ai e ngre këtë pamje në përmasat e përjetësisë:

“Pamja palestineze nuk është më një pikturë e varur mbi rrënoja, si ‘Deveja e barrëve’ ajo është bërë realitet i gjallë, histori që shkruhet, domethënie që nuk shuhet dhe e ardhme që tashmë po merr formë nën sytë e Zotit.”

Kështu, kthimi i palestinezëve në Gaza nuk është vetëm një lajm është një kapitull i ri në epopenë e qëndresës njerëzore. Një kapitull ku populli, pa armë në duar, por me shpirt të pathyeshëm, po rikthen jetën aty ku bota pa vetëm rrënoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit