15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Kryetari i Mariupolit: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fillojmë evakuimin

Më të lexuarat

Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë prekëse pas lajmit për hapjen e korridoreve humanitare në qytetin e tij.

“Mariupoli nuk është rrugë e shtëpi. Atë e bëjnë banorët”, tha Boichenko, transmeton Telegrafi.

“Si pasojë e granatimeve të vazhdueshme nga okupatori, nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se t’ju jepet mundësia banorëve të largohen në zona më të sigurta të Mariupolit”, shtoi kryetari i qytetit ukrainas.

Ndryshe sot në ora 9 është arritur marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në dy qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovakha. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit