12.2 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj uroi Myftiun Tërnava

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, i cili shoqërohej edhe nga administrata e Këshillit të BI-së së Klinës.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Elezaj për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkësinë Islame në përgjithësi, por edhe me Këshillin e BI-së së Klinës. Ai tha se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve tanë.

Nga ana e tij, kryetari Elezaj, fillimisht uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke çmuar dhe vlerësuar lart rolin dhe kontributin që ka dhënë Myftiu Tërnava dhe Bashkësia Islame e Kosovës për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet besimeve të ndryshme në Kosovë. Ai tha se si institucion kanë një bashkëpunim të mirë me Këshillin e BI-së së Klinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit