11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kryetari i Klinës nuk është përfshirë në rrahje masive

Më të lexuarat

Në video dëgjohen disa fjalë rusisht, derisa ueb-faqja ruse të njëjtën video e ka shfaqur më 23 janar të vitit 2010.

Duket se bëhet fjalë thjesht për një person që ka ngjashmëri fizike me të parin e Komunës së Klinës.
Vetë Kryetari i Klinës, Sokol Bashota ka mohuar të jetë i përfshirë në një rrahje masive e cila është shpërndarë në Youtube.
I kontaktuar nga Gazeta Express, para pak çastesh, Bashota madje është shfaqur i habitur se si po i atribuohet atij kjo skenë e konfliktit fizik.
“Nuk jam unë në atë video. Unë e njoh vetën dhe personalitetin tim. Kurrë në jetë nuk jam rrahur dhe as më ka rrahur askush”, ka thënë Bashota./ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit