14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Kryetari i KBGJ Dr. Valon Myrta, ka pritur sot në takim zëvendëskryetarin e DIJANET-it të Turqisë, z. Kadir Dinç

Më të lexuarat

Kryetari i KBGJ Dr. Valon Myrta, ka pritur sot në takim zëvendëskryetarin e DIJANET-it të Turqisë, z. Kadir Dinç


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim zëvendëskryetarin e DIJANET-it të Turqisë, z. Kadir Dinç, i cili shoqërohej nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, drejtori i Përgjithshëm i Administratës, z. Bunjamin Kahraman, shefi i Departamentit të Vendeve të Euro-Azisë, z. Salih Gör dhe atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Bunjamin Albayrak.

Kryetari Myrta falënderoi përzemërsisht mysafirët, dhe vlerësoi lartë vizitën e tyre, e më pas i njohu ata me punët dhe aktivitetet që zhvillon Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Ai shprehu falënderimet e tij për ndihmën dhe mbështetjen madhore që populli i Turqisë dhe DIJANET-i i kanë ofruar vendit tonë me realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e kulturës dhe trashëgimisë fetare islame.

Nga ana e tij, zëvendëskryetari z. Dinç, falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e KBI në Gjakovë, dhe tha se se ndihma dhe përkrahja për Kosovën dhe popullin e saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më pas Kryetari Myrta bashkë me mysafirët vizituan Xhaminë e Hadumit, Xhaminë e Mahmut Pashës dhe Medresene e Vogël, ku i njoftoi me historikun dhe vlerat kulturore të ketyre objekteve fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit