11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Kryeministri Yildirim: Nuk ka dallim mes DAESH-it dhe FETO-s

Më të lexuarat

Nuk ka dallim midis DAESH-it dhe organizatës terroriste gyleniste (FETO), e cila ndërmori një tentativë të dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016, tha të enjten Kryeministri turk Binali Yildirim, duke shtuar se të dy grupet terroriste përdhosin vlerat e shenjta të Islamit.

Në kuadër të kontakteve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Binali Yildirim vizitoi xhaminë e Kompleksit të Qendrës së Kulturës dhe Qytetërimeve turko-amerikane të ndërtuar nga ana e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

Yildirim bëri inspektime në xhamin e qendrës në fjalë, inaugurimin e së cilës e bëri Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 2 prill 2016 në Maryland të ShBA-së, ndërsa iu drejtua me një fjalim edhe përfaqësuesve të komunitetit mysliman të Amerikës.

Duke rikujtuar se organizata terroriste FETO, vitin e kaluar ndërmori një tentativë të dështuar për grusht shtet, Kryeministri Yildirim tha se “Tradhtarët e infiltruar në ushtri dhe institucionet shtetërore masakruan 250 qytetarë tanë dhe plagosën 2 mijë e 193 të tjerë”.

“Gjatë 1 viti e gjysmë ne brenda kufijve të ligjit vazhduam ti deshifrojmë strukturat sekrete të kësaj organizate të përgjakshme terroriste”, deklaroi shefi i qeverisë turke, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Udhëheqësi i organizatës terroriste FETO nuk është klerik, ai është një terrorist me duart e përgjakura. Nuk ka dallim midis DAESH-it dhe organizatës terroriste FETO. Të dy grupet terroriste përdhosin vlerat e shenjta të Islamit”.

Kryeministri turk dekretoi se si lideri i FETO-s, Fetullah Gulen, i cili ka organizuar tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi dhe ende jeton në SHBA, ka korruptuar dhe mashtruar shumë myslimanë duke e paraqitur veten si “të moderuar”.

Ai i paralajmëroi myslimanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të “qëndrojnë larg shkollave dhe qendrave kulturore të lidhura me rrjetin e FETO-s”, ndërsa vijoi duke thënë që të “Mos marrin përkrahës të FETO-s në mesin e tyre dhe të mos u lejojnë atyre ti mashtrojnë”.

Duke tërhequr vëmendjen se nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan ekstradimin e liderit të FETO-s me qëllim të dhënies llogari para drejtësisë, Yildirim tha se procesi në lidhje me këtë çështje është duke vazhduar ende.

“Ashtu si deri më sot edhe në të ardhmen presim që të vazhdojnë ndihmat e komunitetit myslimanë të ShBA-së në këtë drejtim. Ju vëllezërit tanë mysliman keni dhënë përkrahjen e juaj gjatë protestave kundër FETO-s dhe për ekstradimin e liderit të kësaj organizate që u organizuan  para Shtëpisë së Bardhë më 17 korrik dhe 7 gusht nga ana e Komitetit Orientues Turko-Amerikan. Përkrahja e juaj shkaktoi jehonë të madhe në opinionin publik dhe mediat amerikane dhe dha një mesazh të fortë. Ndoshta në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se ai nuk është një klerik, por një tradhtarë, i dhënë pas ambicieve për të arritur në fuqi politike”, deklaroi shefi i qeverisë turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit