8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Erdogan: Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme në luftën kundër FETO-s

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të bëhet çdo gjë që është e nevojshme në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste FETO, e cila ndërmori tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e 41-të me myftarët që u  organizua në Kompleksin Presidencial.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti preku edhe në luftën kundër FETO-s, ndërsa vuri theksin se ata të cilët ndërmorën këtë tentativë janë duke dhënë llogari.

Duke e bërë të ditur se një pjesë e puçistëve janë kapur dhe një pjesë e tyre janë arratisur jashtë vendit, kreu i shtetit turk tha se herët ose vonë përgjegjësit do të japin llogari.

“Forcat e jashtme, të cilat sollën terrorin në Turqi, më 15 korrik tentuan ta ndajnë vendin ashtu siç bënë edhe në të kaluarën, por populli duke mos u përulur e prishi kurthin e tyre”, bëri të ditur Erdogan.

Ai shtoi se dihen ata të cilët në natën e 15 korrikut (2016) të entuziazmuar i telefononin njëri-tjetrit, por tani nuk do ti publikojnë.

“Gjatë mbledhjeve ndërkombëtare ne i ndajmë me disa këto informata. Askush të mos mundohet ta mashtroj njëri-tjetrin. Ne dimë shumë mirë se kush çfarë është. Për këtë arsye edhe ne nuk do të lejojmë që disa njerëz nga vendet e ndryshme të shëtisin lirshëm në Turqi. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, bëri të ditur Erdogan.

Ai gjithashtu bëri të ditur që do të vazhdojnë të ndjekin dhe të godasin rëndë FETO-n ashtu siç godasin dhe ndjekin organizatën separatiste terroriste PKK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit