9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryeministri palestinez, Shtayyeh: Izraeli hedh mbeturina në tokën palestineze

Më të lexuarat

“Izraeli po e përdor vendin tonë si një deponi për mbeturinat e ngurta, kimike dhe elektronike. Palestina nuk ndot mjedisin. Përkundrazi, mjedisi është i ndotur nga okupimi”, tha Shtayyeh

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh tha se Izraeli po përdor territorin palestinez si një vend për të hedhur mbeturinat e ngurta, elektronike dhe kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se Shtayyeh është takuar me Diana Corner, konsullen e përgjithshme të Britanisë së Madhe në Kuds, në Ramallah të Bregun Perëndimor të okupuar.

Gjatë takimit, Shtayyeh iu prezantua një raport mbi politikat e ndryshimeve klimatike në territoret e okupuara palestineze, zbatimi i të cilit financohet nga qeveria britanike.

Shtayyeh me këtë rast theksoi se ata e vlerësojnë thellësisht raportin e përmendur. “Izraeli po pret pemë dhe uzurpon tokën për të ndërtuar shtëpi dhe për të zgjeruar zonën për kolonët e tij”, tha ai.

Ai shtoi se kolonët izraelitë dhe mbeturinat janë sfida më e madhe me të cilën përballet popullata palestineze.

“Izraeli po na pengon të kemi qasje në burimet tona natyrore dhe praktikisht na ka bllokuar prapa mureve. Ajo që është më keq, Izraeli po e përdor vendin tonë si një deponi për mbeturinat e ngurta, kimike dhe elektronike. Palestina nuk ndot mjedisin. Përkundrazi, mjedisi është i ndotur nga okupimi”, tha Shtayyeh.

Corner tha se raporti u përqendrua kryesisht në efektet ekonomike të ndryshimeve klimatike në territoret e pushtuara palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit