10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kryeministri i Holandës reagon për deklaratat e Turqisë

Më të lexuarat

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në lidhje me reagimin e Turqisë për anulimin e lejes për uljen e avionit të ministrit Mevlüt Çavuşoğlu, tha se “E kuptoj se janë të zemëruar, por besoj se kemi marrë një vendim të mirë”, raporton AA.

Rutte ka folur rreth deklaratave të bëra nga Turqia, para dhe për anulimin e lejes për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Pasi ka theksuar se është e pamundur që vendimi i anulimit të tërhiqet, Rutte është shprehur se bisedimet mes dy vendeve në lidhje me aktivitetin ishin mjaft të vështira.

“Besoj se kemi marrë një vendim të mirë”

Duke theksuar se Çavuşoğlu në orët e mëngjesit i “ka kërcënuar me sanksione” Rutte tha se “Turqia është një aleat i NATO-s. Sigurisht që nuk mund të flasim nën kërcënime dhe shantazhe. E kuptoj që janë të zemëruar, por besoj se kemi marrë një vendim të mirë.”

Ndërsa në lidhje me deklaratat “këto janë mbetje naziste, këto janë fashistë” të bëra nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas anulimit në fjalë, Rutte tha se i konsideron “të çuditshme”.

Lideri i të djathtës ekstreme i kënaqur

Ndërsa në anën tjetër theksohet se lideri i Partisë Liria, i të djathtës ekstreme (PVV), Geert Wilders, i cili në zgjedhjet që do të mbahen ditën e mërkurë është kundërshtari i Rutte, e ka pritur me kënaqësi vendimin e anulimit. Në një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale Wilders është shprehur se “Në saje të presionit intensiv të PVV-së, pak ditë para zgjedhjeve qeveria jonë nuk lejoi uljen e ministrit turk. Të gjithë turqve që kanë të njëjtat mendime me Erdoğanin iu drejtohem ‘Shkoni në Turqi dhe mos u ktheni më kurrë’”.

Rutte akuzohet se shpreh të njëjtën retorikë me liderët e të djathtës ekstreme që Wilders të mos marrë më shumë vota.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se para rezidencës së kryekonsullatës ku do të mbahej aktiviteti i anuluar policia ka marrë masa shtesë të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit