2.5 C
Pristina
Friday, December 2, 2022

Kroacia merr Presidencën e BE-së: Tirana e Shkupi me sytë nga Zagrebi

Më të lexuarat

Me minutat e para të janarit, Kroacia mori një presidencë të rradhës prej gjashtë muajsh të Bashkimit Evropian, gjashtë vjet e gjysmë pasi u bë anëtar i BE.

Fillimi i presidencës do të shënohet zyrtarisht më 9 janar 2020 me ardhjen e anëtarëve të Komisionit Evropian në Zagreb dhe me një koncert në Teatrin Kombëtar Kroat.

Hapja ndërkombëtare e Presidencës Kroate do të zhvillohet në 15 Janar me një koncert në Bruksel, ditën e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë dhe riintegrimit paqësor të rajonit të Danubit.

Ndërkohë, një takim i Komisionerëve të rinj të KE-së me në krye Presidenten e re Ursula von der Leyen dhe qeveriasë kroate, do të zhvillohet në 9 janar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare (NSK) në Zagreb.

Për këtë është rregulluar pjesa e papërfunduar e NSK, e cila do të jetë qendra e udhëheqjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian. Hapësira e rinovuar rishtazi, e cila është shndërruar në një qendër moderne të kongreseve, ka një sallë të madhe 550 metër katror, ​​tetë salla më të vogla për 60 deri në 80 persona, një qendër shtypi dhe një dhomë ngrënie për delegatët. Ka edhe kabinat e përkthimit dhe të televizionit, muret e videove dhe një ambulancë.

Presidenca është një mundësi për të paraqitur vendin në dritën më të mirë të mundshme për publikun evropian dhe për të sensibilizuar publikun evropian mbi sfidat e momentit dhe ato të së ardhmes.

Kujtojmë se mund të jetë pikërisht Presidenca kroate ajo ku do të vendoset për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranë. Kjo pritet të ndodh në maj, në Samitin e Zagrebit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit