18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kriza e Libanit, Macron urgjent drejt Riadit për takim me Princin Selman

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një vizitë të paplanifikuar në Arabinë Saudite. I ndodhur në Emirate për inagurimin e muzeu madhështor në Dubai, i quajtur dhe si “Luvri arab”, Makron ka fluturuar drejt Riadit ku do të takohet me Princin e Kurorës, Muhamed bin Selman.

Kriza me Libanin pas dorëheqjes si kryeministrit Saad Hariri me pretendimin se po i kërcënohet jeta, do jetë në qendër të bisedës mes tyre. Një ditë më parë, Riadi u bëri thirrje shtetasve të vet që të largohen nga ky vend, ndërkohë që Franca, një vend që ka dikton politikat e saj në Liban, thotë se është e interesuar për stabilitetin e atyshëm.

Nga ana tjetër është dhe çështja e Jemenit, ku ka dhe një acarim të raporteve mes Saudisë dhe Iranit, pasi qeverisja mbretërore akuzon Teheranin si qëndron pas sulmit me raketë drejt Riadit, ndërmarrë nga milicët houthi, një grupim shiit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit