21.5 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Krimineli famëkeq serb, Belivuk pranon se i ka shërbyer pushtetit rreth projektit “Beogradi mbi ujë”

Më të lexuarat

Katër anëtarë të një grupi kriminal serbë kanë dalë sot para organeve të drejtësisë në Serbi.

Krerët e arrestuar të grupit kriminal Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviq, si dhe anëtarët e klanit të tyre, Millosh Budimir dhe Vlade Draganiq, janë marrë në pyetje të hënën në Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) rreth vrasjes së Goran Mihajloviq dhe Nikola Mitiq në Serbi.

Të dyshuarit e mohuan fajësinë, duke theksuar se prokuroria dhe policia po montojnë prova kundër tyre, raporton nova.rs.

Sidoqoftë, Belivuk tha gjithashtu se do të tregojë gjithçka që kanë bërë për shtetin në vitet e kaluara, duke filluar me rrënimin e objekteve në rrugën Hercegovacka në qendër të Beogradit.

“Nëse prokurori vazhdon të vendosë prova kundër nesh dhe të fabrikojë, unë do të detyrohem të tregoj gjithçka që bëmë për shtetin. Do të filloj me Savamala dhe më pas do të flas për krime shumë më të rënda”, tha Belivuk.

“Zvonko Veselinoviq, Sale dhe unë dërguam djem për ta rrënuar Savamalën”, shtoi ai.

Veselinoviq është i njohur për publikun e gjerë si personi i cili akuzohet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Nga ana tjetër, Stankoviq u vra në vitin 2016, jo shumë larg Burgut Qendror dhe dikur ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Velja Nevoljas.

Rasti i prishjes së paligjshme të disa ndërtesave në rrugën Hercegovaçka në lagjen Savamala të Beogradit nuk është zbardhur zyrtarisht edhe pas gjashtë vitesh ndërsa disa persona, të cilët ishin maskuar në natën mes 24 dhe 25 prillit të 2016, përdorën ekskavatorë për të rrafshuar gjithçka në mënyrë që t’i hapet rrugë ndërtimit të projektit megaloman “Beogradi mbi ujë”.

Ndryshe, Belivuk, Miljkoviq, Budimir dhe Draganiq do të gjykohen edhe për disa krime që kanë ndodhur ndër vite gjatë pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit