22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Krem pite

Më të lexuarat

Kjo është një recete e ëmbël dhe është një torte në formë të kulaqit katror
 
Përbërësit
 
 6 vezë
 1 margarin
 6 luge sheqer
 2 pudinga vanilje
 10 luge nisheste
 1 liter uje
 1 liter qumsht
 2 pako sheqer vanilje
 6 luge miell
Udhëzimet
 
Në fillim me një enë tunden tri vezë me 6 lugë sheqer me mikser.
E tundim së paku 10-15 minuta kur shohim se fillon të trashet shumë e ndalim mikserin dhe brumin e fituar e hedhim me një tepsi, dhe e vëmë në furrë, këtë e lëmë së paku 25-30 minuta të piqet.
Gjatë kohës derisa të piqet fillojmë me brumin tjetër si brumin e parë. Kur piqet peta e pare e vemë petën e dytë, gjatë kohës derisa të piqet peta e dyte merremi me fillin e tortës, ku me një enë (ne tigan) e qesim 1 litër ujë dhe një liter qumesht dhe presim derisa të vlon kur vlon i qesim 2 pudinga vanilje dhe e përziejmë vazhdimisht, më pas hedhim 10 lugë nisheste dhe 2 pako sheqer vanilje, gjate kohës e vemë në një enë tjeter edhe nje margarine dhe presim sa te shkrihet dhe me pas e hedhim ne enen ku është filli, petet e tortes duhet te jene te ftohta kurse filli i nxehte, mbi torte mund ta dekorojmë me shllag dhe keksa të bluar.
 
 
* Kjo recetë rekomandohet me kafe turke.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit