KOSTANDINOPOJA DHE KRUJA

Më të lexuarat

Shikoni poshtë në foto topin mesjetar që Sulltan Mehmet Fatihu, vetëm 21-vjeçar, udhëhoqi betejën dhe urdhëroi që ky top gjigand të përdorej për të bombarduar muret e Kostandinopojës në vitin 1453.
Topi u projektua nga inxhinieri hungarez i quajtur Orban (hungarezët janë me gjenezë turke… kjo dihet botërisht dhe pohohet nga vetë hungarezët dhe historia).


Fillimisht, Orbani ia kishte ofruar shpikjen e topit perandorit të Bizantit, por ky i fundit e kishte refuzuar, sepse ishte mosbesues ndaj teknologjisë së ofruar. Plus, ndihej i sigurt dhe plot konfidencë pas mureve më të fortifikuara të kohës (ato të Kostandinopojës). Kështu që vendosi të mos harxhonte para.
Sulltan Mehmet Fatihu, vizionar dhe vetëm 21 vjeç, e financoi prodhimin e topit të Orbanit, i cili rezultoi të ishte një armë luftarake e fortë për kohën.
Topi ishte prej bronzi dhe hidhte gjyle mbi 300 kg. Topi ndikoi mjaftueshëm në hapjen e të çarave në muret teodosiane të Kostandinopojës.
Më 5 mars 1453, filloi përgatitja e Sulltan Mehmed Fatihut për rrethimin e Kostandinopojës (Stambollit).
Topi i madh osman, i përgatitur nga Orbani për rrethimin e Kostandinopojës (Stambollit), u nis për në Kostandinopojë (Stamboll), ku 200 burra u dërguan për të rrafshuar rrugën që të çonte në Kostandinopojë (Stamboll) dhe për të forcuar urat. Topi u tërhoq nga gjashtëdhjetë kuaj, me 200 burra që marshonin pranë topit gjigand.
Ndërkohë, nën drejtimin e Orbanit, shkritoret prodhuan topa të tjerë, megjithëse asnjë nuk do të ishte aq i madh apo aq i famshëm sa ky gjigand. U deshën rreth 4-5 javë që ata të bashkoheshin në rrugën e tyre për në Kostandinopojë (Stamboll).
Gjatë gjithë muajit mars të vitit 1453, ushtria e madhe e sulltanit lëvizi me çeta nëpër Traki drejt Bosforit. Vetë Sulltan Mehmed Fatihu u largua nga kryeqyteti Adrianopojë më 23 mars. Në prill ai mbërriti me çetat e fundit të ushtrisë jashtë mureve të qytetit. Rrethimi do të fillonte të nesërmen.
Siç dihet, rënia e Kostandinopojës më 1453 shënoi edhe fundin e Perandorisë Bizantine.
Pra, Sulltan Fatihu, në “kulmin” e “sundimit” të Skënderbeut në Krujën e vogël, merrte kryeqytetin më të fortifikuar në botë, Kostandinopojën, por nuk merrte dot Krujën?
A e keni parë Krujën dhe kalanë e saj nga afër? A krahasohen me fortifikimet e Kostandinopojës së kohës? (Shiko foton.) Asnjëherë jo!
Pyetjet që duhet t’ia shtroni vetes janë: A e la të lirë dhe a e përdori Sulltan Fatihu “kryengritjen” e Skënderbeut që të preokuponte Vatikanin dhe kryqtarët diku tjetër, ndërsa ky përgatitej të merrte Kostandinopojën?
A mendoni vërtet se Sulltan Fatihu nuk e merrte dot Krujën e vogël, të mbrojtur vetëm me 10 mijë ushtarë?
A e kuptoni se historiografia shqiptare është bërë gazi i botës kur thuhet që “Kruja jonë dhe Skënderbeu ynë” shpëtuan Evropën?
Kujt i shërbejnë këto mite dhe mbajtja gjallë e këtyre paçavureve historike?
Çfarë prapavije dhe agjende kanë?
Duke mbajtur ndezur/gjallë një urrejtje patologjike, të manipuluar historikisht kundrejt Perandorisë Osmane, a nuk po duan në fakt që t’i bëjnë shqiptarët të urrejnë dhe të ndahen nga feja e tyre myslimane?
…sepse historia e manipuluar ka efektet e saj… dhe pikërisht kjo lart është ajo çfarë duan të arrijnë.
Shumë kanë rënë pre e kësaj dhe shumë të tjerë po zgjohen/ndërgjegjësohen, sepse e vërteta në fund triumfon!
Azem Kovaçi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit