11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kosovë, 40 ditë paraburgim për shtetasin turk, i dyshuar si anëtar i FETO-s

Më të lexuarat

Caktohet masa e paraburgimit 40 ditësh për shtetasin turk Ugur Toksoy, i cili është arrestuar dje në Prizren me dyshim se është anëtar i organizatës terroriste FETO

PRISHTINË (AA) – Caktohet masa e paraburgimit 40 ditësh për shtetasin turk Ugur Toksoy, i cili është arrestuar dje në Prizren të Kosovës me dyshimin se është anëtar i organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha në një deklaratë për AA njoftoi se është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh për të arrestuarin Ugur Toksoy, me dyshimin se ka ndihmuar apo kontribuar për tentativën për grusht shteti.

“Kemi marrë një kërkesë nga shteti i Turqisë për ekstradim të shtetasit turk, dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh për të arrestuarin ku do të shqyrtohet nga gjykata kërkesa për ekstradim apo jo”, thotë ai.

Kujtojmë se Policia e Kosovës në një njoftim me shkrim bëri të ditur se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, më 27 tetor në Prizren është arrestuar personi i dyshuar, shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit