17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kosovari kërkohej nga Interpol, shkon si ‘cjapi tek kasapi’ në polici

Më të lexuarat

Një shqiptar i Kosovës kishte humbur dokumentet dhe shkon në një stacion policor për të bërë denoncimin.

Asgjë e çuditshme, përveç se protagonisti i historisë është arrestuar menjëherë pasi ka dhëne të dhënat e tija.

Kosovari rezultoi se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Historia, e publikuar në mediat italiane, ka ndodhur në Lodi të Italisë.

Siç thuhet tutje, 28-vjeçari me origjinë nga Kosova, por me banim në Francë, kishte humbur dokumentet në Itali dhe kishte vendosur të paraqiste ankesën në një stacion policor në qytetin Lombard.

Autoritetet gjermane kishte lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar nën akuzën e krimeve kundër pronës.

Siç bëhet e ditur, 28-vjeçari është aktualisht në burg në Lodi, duke pritur që të ekstradohet në Gjermani./gsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit